13 civilë të vrarë në Ukrainë, Zelensky kërkon më shumë ndihmë nga Perëndimi

24 Qershor 2025 | 16:08

Ushtria ruse kreu sulme me dronë, raketa dhe artileri në Ukrainë, duke i vrarë të paktën 16 civilë dhe duke i plagosur gati 100 të tjerë, thanë zyrtarët të martën.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kërkoi garanci për ndihmë të mëtejshme ushtarake nga Perëndimi për përpjekjet e vendit të tij për ta zmbrapsur pushtimin rus.

Forcat ruse kanë bombarduar pareshtur zonat civile në Ukrainë gjatë gjithë luftës, e cila tani është në vitin e katërt. Më shumë se 12.000 civilë ukrainas janë vrarë, sipas Kombeve të Bashkuara.

Edhe Ukraina ka kryer sulme me dronë me rreze të gjatë ndaj Rusisë, duke goditur zona të banuara.

Zelensky pritet të takohet të martën me udhëheqës perëndimorë që po marrin pjesë në një samit të NATO-s në Hagë të Holandës.

Ai është i përkushtuar ta sigurojë mbështetjen e mëtejshme ushtarake për luftën e Ukrainës kundër Rusisë, pasi bisedimet e fundit direkte për paqe nuk sollën përparim drejt një arritjes së marrëveshjeje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rusia mbyll pikat kufitare hekurudhore me Finlandën, Estoninë dhe Letoninë

Rusia ka mbyllur trafikun nëpër disa pika kufitare hekurudhore me Finlandën, Estoninë dhe Letoninë duke filluar nga e mërkura, tha Moska. Deklarata përmend vetëm një...
12:00 | 01/07/2026

Irlanda merr presidencën e radhës të Këshillit të BE-së për 6 muaj

Irlanda mori presidencën e radhës të Këshillit të BE-së të mërkurën, duke filluar një mandat gjashtëmujor të përqendruar në siguri, konkurrencë dhe vlera demokratike, sipas...
11:54 | 01/07/2026

3 të vdekur nga zjarri që përfshiu një apartament në Gjermani

Tre persona humbën jetën në një zjarr që përfshiu një pallat apartamentesh në qytetin perëndimor gjerman të Monschau-t, thanë raportet e mediave të mërkurën. Zjarri...
11:50 | 01/07/2026