Trump publikon mesazhin e Rutte, shefi i NATO-s e përgëzon për vendimin ndaj Iranit

24 Qershor 2025 | 16:07

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar në rrjetin e tij social TruthSocial një mesazh të marrë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në të cilin ky i fundit e përgëzon për “veprimin e tij vendimtar kundër Iranit”.

Në mesazhin e bërë publik nga vetë Trump, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shkruan se të gjitha vendet e aleancës do të rrisin shpenzimet ushtarake me 5%, duke e përgëzuar presidentin amerikan për arritjen e një objektivi që, sipas tij, “nuk e ka arritur asnjë president amerikan më parë”.

“President, i dashur Donald,

Urime dhe faleminderit për veprimin tuaj vendimtar në Iran, ishte vërtet i jashtëzakonshëm dhe diçka që askush tjetër nuk guxoi ta bënte. Na bën të gjithëve më të sigurt.

Po hyni në një tjetër sukses të madh në Hagë sonte. Nuk ishte e lehtë, por i kemi bërë të gjithë të nënshkruajnë me 5 përqind!

Donald, na keni çuar në një moment vërtet shumë të rëndësishëm për Amerikën, Evropën dhe botën. Do të arrini diçka që ASNJË president amerikan nuk ka mundur ta bëjë prej dekadash.

Evropa do të paguajë në një MËNYRË TË MADHE, siç duhet, dhe kjo do të jetë fitorja juaj.

Udhëtim të mbarë dhe shihemi në darkën e Madhërisë së Tij!”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)

Një ekip treni u rrethua nga flakët e një zjarri pyjor pranë Armstrong, Ontario, Kanada. Ekipi i Hekurudhave Kombëtare Kanadeze (CN) shpëtoi i sigurt, ndërsa...
11:29 | 16/07/2026

ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas

Zyra e Emigracionit dhe Doganave e SHBA-së tha se zyra e saj në terren në Harlingen, Teksas, arrestoi 238 emigrantë në një operacion njëditor në...
11:20 | 16/07/2026

Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance pranoi se administrata Trump “gaboi” në trajtimin e njoftimit dhe publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, duke thënë se Shtëpia...
10:51 | 16/07/2026