Ivanka Trump flet për Sazanin: Po bëjmë masterplanin, do sjellim markat më të mira

24 Qershor 2025 | 16:23

Vajza dhe dhëndri i Presidentit Donald Trump po punojne per te ngritur ne Sazan nje resort luksoz. Ne një interviste të dhëne se fundmi, Ivanka Trump thote se ne ishull do te vijne markat me te mira ndërkombëtare.

Revista Britanike “The Guardian”, i ka kushtuar një artikull ishullit Sazanit, i cili do të investohet nga dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner.

Revista i referohet një interviste që ka dhënë Ivanka Trump, e cila thotë se po punon me bashkëshortin e saj për të sjellë aty, arkitektët dhe markat më të mira, në një resort të jashtëzakonshëm.

Vajza e Donald Trump thotë se u mrekullua nga natyra e virgjër e ishullit dhe foli menjëherë me  bashkëshortin e saj për të bërë çmos që Sazani të ishte një pjesë e tyre.

“Kushner mbeti gjithashtu pa fjalë kur e pa për herë të parë në vitin 2021, dhe u habit që një mrekulli e tillë kishte mbetur e paprekur dhe më pas u deshën 3 vite që që qeveria shqiptare të jepte miratimin paraprak për zhvillim”.

Ivanka thotë se tashmë jemi në procesin e ndërtimit të masterplanit dhe do të jetë marka Amman, e cila të operojë me hotelin dhe vilat, ndërsa Carbone do të operojë me ushqimin dhe pijet.

Realizimi i projektit pritet të kushtojë rreth 1 mld dollarë, dhe  turistët që do të shkojnë në Sazan do të duhet të paguajnë pushime të shtrenjta për shërbimin e luksit që do të marrin atje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër

Tre persona kanë rënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Shkodër pasi u kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara...
11:57 | 25/07/2026

Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje

Një 60-vjeçar është vënë në pranga këtë të shtunë nga policia, pasi një ditë më parë ka plagosur me thikë kushëririn e tij, shtetasin F....
11:12 | 25/07/2026

U merrte lekët qytetarëve dhe nuk u riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet

Është arrestuar këtë të shtunë një 37-vjeçar, pronar i një servisi në “Astir” në Tiranë , pasi ishte kallëzuar nga disa qytetarë se kishin çuar...
10:53 | 25/07/2026