Dhëndri i Trump investime në Sazan/ Rama: Kundërshtarët po delirojnë për parkun

17 Mars 2024 | 11:55

Kryeministri Edi Rama foli në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialsite edhe për lajmin që ka qarkulluar ditët e fundit, lidhur me investimet që dhëndri i ish-presidentit Trump, Jared Kushner do të bëjë në ishullin e Sazanit.

Rama tha se në Shqipëri ka me qindra investitorë strategjik. Ai tha se projekte me 5 yje do të zhvillohen në sektorin e turizmit, të cilat do i shtojnë vlerat Shqipërisë dhe do rrisin imazhin e saj.

“Nëse trendi vazhdon 10 milionë turistët e vjetshëm do të bëhen afro 14 milionë këtë vit. Dikur për ti bërë 1 milionë qeveria e mëparshme na numëronte të gjithëve si turistë sa herë hynim në Shqipëri pasi kishim dalë jashtë. Këto ditë Jared Kushner, një sipërmarrës i madhe amerikan dhe dhëndër i ish-presidentit Trump shpalli publikisht ambicien për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri.

Po ata që na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë si shembuj të paarritshëm për zhvillimet në turizëm dhe për investimet e huaja direkte, sot flasin për rreziqet që i kanosen Sazanit nga kthimi në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe. Delirojnë për rrezikun e  shkatërrimin e një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur nuk ka qenë kurrë, përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës”,-tha kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026