“29.225 anëtarësime të reja në PS”, Rama: Tregojnë potencial, i tejkaluam objektivat
Kryeministri Edi Rama thanë nisje të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila po zhvillohet këtë të diel në një resort në Gjirin e Lalëzit se deri më tani në PS numërohen 29,225 anëtarësime të reja.
Ai tha se kjo tregon potencialin në rritje të kësaj partia ndërsa shtoi se tashmë do të vendosen edhe dy objektiva të reja.
“Sot në regjistrin digjital të anëtarësisë socialiste numërohen plotë 29,225 anëtarësime të reja. Shifra e anëtarësimeve të reja është domethënëse për ne të gjithë, jo për t’u ndalur këtu por për të parë në pasqyrën e re të anëtarësisë së çdo qarku potencialin e madh të rritjes së forcës sonë politike.
Le të mos ndalemi kurrsesi këtu, por të vendosim sot dy objektiva të reja. 50 mijë anëtarë të rinj, deri në kongresin tonë zgjedhor të qershorit të këtij viti. Domethënë edhe 20 mijë pak që u shtohen këtyre që përmenda. Objektivat tona janë tejkaluar pasi ne nuk kemi pritur që njerëzit të vijnë te ne, por kemi shkuar ne te ata. Objektiva e dytë është rishikimi i përbërjes së çdo organizate socialiste me qëllim harmonizimin e përbërjes së secilës organizatë me profiling politike dhe social të zonës që mbulon organizata socialiste”,-tha kryeministri Edi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dhëndri i Trump investime në Sazan/ Rama: Kundërshtarët po delirojnë për parkun
- Rama: Koha për “një dallgë të re” reformash. Kuvendi do pushojë së qenuri çmendinë
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 07:59 Meta paditet nga punonjësit, akuzohet se përdori inteligjencën artificiale për t’i pushuar nga puna
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane