Rama: Koha për “një dallgë të re” reformash. Kuvendi do pushojë së qenuri çmendinë

17 Mars 2024 | 11:39

Kryeministri Rama dhe në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të zhvilluar këtë të diel në Gjirin e Lalëzit, se është koha për të ndërmarrë reforma të reja për Shqipërinë.

Ai tha se shumica kuvendore duhet të vendosë në tryezën e komisioneve të ligjeve një draft-rezolutë për të nxitur një debat të madh publik, lidhur me sfidat  kombëtare të anëtarësimit në Bashkimin europian dhe reformat që Shqipëria duhet të marrë pa humbur kohë

“Për vendin ky është një moment ku reformat po japin rezultate, në ekonomi në drejtësi dhe në çdo sektor, por ky është momenti për të rritur shpejtësinë e për të nxitur një dallgë të re reformash në funksion të mirëqeverisjes, zbatimit të ligjit dhe anti-korrupsionit. Kjo shkon në një linjë me kërkesat e fazës së re të integrimit europian, suksesit të bisedimeve për anëtarësim në bashkimin europian, por kjo megjithatë është një domosdoshmëri e kësaj faze të re të vendit në përgjithësi.

Më vjen mirë që Kuvendi do të pushoj së qeni çmendinë dhe fjala do të rikthehet në vend të dhunimit të saj i cili goditi më keq imazhin e parlamentit që edhe pa dhunimin e fundit nuk ishte aq i mirë. Mbase rikthimi i fjalës do të rikthejë hapësirë për të komunikuar dhe jo veç për të folur secili për të vetët. Shumica jonë kuvendore duhet të vendosë në tryezën e komisioneve të ligjeve një draft-rezolutë për të nxitur një debat të madh publik, lidhur me sfidat  kombëtare të anëtarësimit në Bashkimin europian dhe reformat që Shqipëria duhet të marrë pa humbur kohë”,-tha kryeministri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026