Samiti në Hungari, Polonia: Nëse Putin kalon hapësirën tonë ajrore do të arrestohet
Polonia paralajmëroi të martën presidentin rus, Vladimir Putin lidhur me udhëtimin e tij nëpër hapësirën e saj ajrore për në samitin që do të mbahet në Hungari me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Polonia theksoi se do të detyrohet të ekzekutojë urdhër arrestin ndërkombëtar nëse Putin kalon në hapësirën ajrore polake për të udhëtuar drejt Hungarisë.
Kryeministri hungarez Viktor Orban mban marrëdhënie më të ngrohta me Rusinë sesa me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Budapesti ka thënë se do të sigurojë që Putini të mund të hyjë në Hungari për samitin dhe të kthehet në shtëpi më pas.
Për të shmangur udhëtimin mbi Ukrainë, delegacioni i Rusisë do të duhet të fluturojë nëpër hapësirën ajrore të të paktën një vendi të BE-së. Urdhri i arrestit i GJND-së i detyron shtetet anëtare të gjykatës të arrestojnë Putinin nëse ai shkel në territorin e tyre. Të gjitha shtetet e BE-së janë anëtare të GJPN-së, por Hungaria është në proces të largimit.
Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google
Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 10:59 Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google
- 10:44 Vapa rekorde vë në provë gatishmërinë e Gjermanisë
- 10:41 Seanca në Kuvend, rrëzohet interpelanca urgjente me kryeministrin Rama, e kërkuar nga Gazment Bardhi për protestën
- 10:29 Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçeku, kush e zëvendëson
- 10:23 Kupa e Botës 2026, incidente në Hagë pas kualifikimit të Marokut ndaj Holandës
- 10:19 Dy punonjës të 313-ës humbin jetën për shkaqe shëndetësore, reagon Drejtoria e Burgjeve