English

Samiti për Euroazinë/Meta-ish presidentit Tadiç: Serbia duhet të njohë Kosovën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ditën e djeshme (23 shkurt 2023) në panelin e mbrëmjes së Samitit Ekonomik për Euroazinë që u mbajt në Stamboll, Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta i është përgjigjur ndërhyrjes së ish-Presidentit të Serbisë, Boris Tadiç për Kosovën.

- Advertisement -

Meta i ka bërë thirrje Serbisë të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka theksuar se ” Pavarësia e Republikës së Kosovës ka forcuar stabilitetin e rajonit tonë dhe ka ndikuar për integrimin euroatlantik të fqinjëve të saj”

Kryetari i Partisë së Lirisë ka theksuar gjithashtu se “edhe pse është shteti më i ri i rajonit tonë, Kosova është shembull për vendet tona për zgjedhjet e lira dhe demokracinë funksionale, dhe po kështu për transparencën dhe llogaridhënien sipas organizatave ndërkombëtare më prestigjioze”.

Kryetari i PL, Ilir Meta ka marrë pjesë në Samitin Ekonomik për Euroazinë në Stamboll, me ftesë të Presidentit të Fondacionit të Marmarasë, Akkan Suver, ku të pranishëm ishin shumë ish-kryetarë shtetesh, liderë politikë dhe ekspertë të shquar botërorë në fushën e ekonomisë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?