“Samson et Dalila”, vepra vjen në skenën e Teatrit të Operas

25 Prill 2023 | 16:58

Nga data 26 deri në 28 Prill në Teatrin Kombëtar do të vihet në skenë Opera ‘Samsoni dhe Dalila‘.

Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, u vë në skenë opera “Samsoni dhe Dalila”. Një vepër e kompozitorit Camille Saint-Saëns, me libër të Ferdinand Lemaire, vjen përherë të parë në skenën shqiptare.

Duke filluar që nga data 26 e deri më 28 Prill, “Samsoni dhe Dalila”, është shkruar në fillimet e luftës franko-prusiane. Vepra të kthen pas në kohë, brenda tempujve të Filistinëve, me skenat e gjuhës simbolike monumentale dhe kostume tërësisht të veçanta.

Opera do të sjellë një tjetër këndvështrim mes dashurisë së Samsonit, udhëheqësit guximtar të hebrenjve, dhe Dalilës, priftëreshës së perëndisë Dagon. Një vepër e tillë, vjen në bashkëpunim mes TKOB me Operan e Metz-it në Francë.

Një rikthim pas në kohë edhe për vetë protagonistët. Aktori Armando Likaj ka rrëfyer emocionet më herët për Euronews Albania.

 “Është premierë absolute për teaterin tonë, hynë në shfaqjet që kërkojnë impenjim të madh. Koncepti i rregjisorit ka prekur më tepër fenomenin e ngjarjes që ndodh, por nuk ka treguar as kohë dhe as vend, por i ka dhënë rëndësi marrëdhënieve mes personazheve”,-tha Armando Likaj

Mexosopranoja Vikena Kamenica, luan sërish në skenën e Teatrit se Operas dhe baletit, duke emocionuar publikun.

Për të nuk është hera e parë, pasi ajo ka qënë protagoniste edhe në vitin 2018, në skenën e Operas së Metz në Francë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026