Sanitarja gjendet pa shenja jete në ambientet e shkollës 9-vjeçare ku punonte

Bie nga kati i tretë 40-vjeçarja
7 Janar 2025 | 14:38

Pasditen e djeshme, në fshatin Përparim të Elbasanit, në ambientet e shkollës 9-vjeçare, është gjetur pa shenja jete shtetasja L.Z., 62 vjeçe, e cila punonte si sanitare në këtë institucion arsimor.

Sipas informacioneve të shpërndara këtë të martë nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, dyshohet se gruaja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Megjithatë autoritetet kanë nisur procedurat hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ka kryer veprimet paraprake në vendngjarje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026