Plagoset me thikë kryetarja e sapozgjedhur gjermane, u zvarrit deri te banesa
Kryetarja e Bashkisë së Herdecke, Iris Stalzer është sulmuar me thikë ditën e sotme pranë banesës së saj duke marrë plagë të shumta. Stalzer u gjet gjallë nga ekipet e shpëtimit, por gjendja e saj është kritike për jetën. Policia gjermane konfirmoi se ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku po merr kujdes intensiv mjekësor.
Stalzer dyshohet se u sulmua përpara shtëpisë së saj dhe arriti të zvarritej deri në apartamentin e saj përpara se ajo të humbiste ndjenjat. Kryebashkiakja u gjet e plagosur nga djali i saj para banesës. Policia po kryen hetimet në vendin e ngjarjes dhe po mbledh prova të cilat mund të sjellin zbardhjen e këtij sulmi. Kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu keqardhjen për sulmin.
“Kemi marrë lajme për një akt të shëmtuar nga Herdecke. Tani duhet të hetohet menjëherë. Kemi frikë për jetën e kryebashkiakes së zgjedhur Iris Stalzer dhe shpresojmë për shërimin e saj të plotë”, shkroi Merz në platformën X.
Iris Stalzer ishte zgjedhur vetëm kohët e fundit kryetare bashkie. Në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale më 28 shtator, ajo kishte mundur kandidatin e Bashkimit Kristian Demokrat (CDU), Fabian Konrad Haas, me 52.2%.
Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
Tajfuni godet Tajvanin, 200 persona evakuohen nga shirat e rrëmbyeshëm. Mbyllen shkollat
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 08:26 Vinicius Junior shkëlqen me dy gola ndaj Skocisë, Brazili kalon në fazën tjetër
- 08:21 Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut, kalon fazën e grupeve për herë të parë