“Save the Children”: 50 milionë fëmijë të zhvendosur në rang global
Mbi 10 milionë fëmijë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre vitin e kaluar, për shkak të krizave të mëdha.
Kështu thotë organizata “Save the Children”, sipas të cilës në rang global fëmijët e zhvendosur janë mbi 50 milionë, kuota më e lartë dhe më se e dyfishuar që prej 2010-s.
Krahas vlerësimit në fjalë, mbi 29 mijë fëmijë në ditë rezulton të jenë zhvendosur në territorin e vendit të tyre, ose janë larguar në një vend tjetër, me të miturit në Sudan dhe Somali që kryesojnë listën.
Një zëdhënës i organizatës tha se, fëmijët e zhvendosur kanë gjasa të kenë parë me sytë e tyre dhunën ose shkatërrimin që asnjë i mitur nuk duhet të shohë. “Kur fëmijët humbasin shtëpitë e tyre, ata humbasin gjithçka; aksesin tek shëndetësia, arsimi, ushqimi dhe siguria”, ka deklaruar zëdhënësi.
Në fund të 2023-shit, përpjesëtimi i popullsisë së zhvendosur brenda Gazës në vetëm 10 javë ishte një nga rekordet më të larta të regjistruara globalisht.
Përmes shifrave të fundit, “Save the Children” nënvizon nevojën se fëmijët në mbarë botën kanë nevojë për mbështetje.
Ata kanë nevojë për siguri, arsim, strehim, shëndetësi, një vend për të luajtur dhe një tjetër për të studiuar – thuhet në raportin e organizatës.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë