Alarmi nga rrjetet sociale, UNICEF: Fëmijët bien ‘pre’ e shantazhit dhe bullizimeve

15 Shkurt 2024 | 16:34

Fëmijët po kalojnë në internet më shumë kohë se kurrë më parë. Sipas raporteve të UNICEF në mbarë botën, çdo gjysmë sekonde një fëmijë hyn në internet. Ekspertët përllogarisin se çdo ditë më shumë se 180 mijë fëmijë përdorin internetin për herë të parë, për tu kthyer më pas përdorues të rregullt.

Për të aksesuar në platformat digjitale ata përdorin kryesisht smartphonët, por edhe tablet e kompjutera. Sociologët vërejnë se varësia e krijuar nga rrjetet sociale tek fëmijët është e rrezikshme pasi ata mund të ekspozohen ndaj gjuhës së urrejtjes, përmbajtjes së dhunshme duke përfshirë mesazhe që nxisin vetëdëmtim dhe madje edhe vetëvrasje.

“Të kaluarit për një kohë shumë të gjatë në rrjete, ato mund të bëhen pjesë e krimit kibernetik, shantazhit emocional, bullizmit online apo vënies në lojë në grupe të ndyshme nga bashkëmoshatarët e tyre, kur dihet që për grupmosht e vogla. mendimi i bashëkmoshatarëve është mjaft përcaktues dhe i rëndësishëm”, tha sociologia Entela Binjaku.

Sipas të dhënave të UNICEF, 1 në 10 nxënës rrezikon varësinë nga video – lojërat apo të bullizohet. Më shumë se 1/ 3 e të rinjve nga 30 vende raportojnë se janë ngacmuar online, e për pasojë 1 në 5 braktisin shkollën për shkak të këtyre ngacmimeve. Ndërkohë rreth 80% e fëmijëve raportojnë se ndjehen të rrezikuar nga abuzimi seksual ose shfrytëzimi në internet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026