Scholz dënon sulmin ndaj sinagogës në Berlin dhe zotohet për mbrojtjen e hebrenjve
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, është shprehur i zemëruar të mërkurën me një sulm kundër një sinagoge në Berlin, në të cilën u hodhën dy koktej molotovi, sipas Policisë gjermane.
“Dua të them shprehimisht se jam i zemëruar. Mua më zemëron personalisht ajo çfarë disa po bëjnë dhe po gjuajnë”, tha Scholz gjatë një vizite në Egjipt të mërkurën.
Në një reagim në rrjetet sociale, Scholz shtoi: “Sulmet ndaj institucioneve hebraike dhe aktet e dhunës në rrugët tona janë të neveritshme dhe nuk mund të tolerohen. Antisemitizmi nuk ka vend në Gjermani”.
Dy persona të maskuar hodhën koktej molotovi në një sinagogë në qendër të Berlinit të mërkurën herët në mëngjes, tha Policia, duke shtuar se e ka arrestuar një burrë i cili kishte bërë thirrje antisemitike me zë shumë të lartë derisa ata po e hetonin rastin.
Siguria përreth institucioneve hebraike në Gjermani është rritur dukshëm qëkur Hamasi e kreu një sulm vdekjeprurës ndaj Izraelit më 7 tetor.
Dy shishet, të mbushura me lëndë të djegshme, shpërthyen në trotuar dhe u dogjën, pa shkaktuar ndonjë dëm, theksoi Policia.
Shërbimet e Sigurisë së Gjermanisë janë duke e hetuar sulmin.
Grupet e hebrenjve janë ankuar për një ndjesi të shtuar të pasigurisë që nga ndezja e konfliktit të fundit mes Hamasit dhe Izraelit.
Policia në Gjermani i ka hedhur poshtë shumicën e kërkesave për të mbajtur protestat pro-palestineze pas sulmit të Hamasit, si dhe i kanë shpërndarë një numër tubimesh spontane.
LEXONI GJITHASHTU:
Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit
Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë
Një tërmet i fortë godet Republikën Çeke, sa ishte magnituda
- 21:45 Publikohen formacionet e ndeshjes Franca – Maroku, ka mungesa
- 21:37 Video e punonjësve të saj në Sarandë, reagon AMP: Janë pezulluar përkohësisht dhe ka nisur procedimi disiplinor
- 21:28 Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta
- 21:25 Kievi dhe Ukraina do të prodhojë Patriot me licencë amerikane, Zelensky njofton marrëveshjen
- 21:17 Sulme në Iran, 3 shpërthime pranë portit strategjik në Konarak
- 20:58 Kartoni i kuq kundër Meksikës, Jarell Quansah pezullohet për dy ndeshje në Kupën e Botës