Scholz: Gjermania, e gatshme për një rol udhëheqës ushtarak në Evropë

18 Shtator 2022 | 15:13

Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi këtë të diel se Gjermania është e gatshme për një rol udhëheqës ushtarak për të garantuar sigurinë e Evropës.

Deklaratën, Scholz e dha gjatë një konference ushtarake në Berlin, ku theksoi se sulmi rus ndaj Ukrainës është një pikë kthese në histori.

Sipas tij, lufta ndryshoi situatën sa i takon çështjeve të sigurisë dhe e bëri të nevojshme që Gjermania të forconte ushtrinë e saj.

“Gjermania është e gatshme të marrë një rol udhëheqës, të marrë përgjegjësinë për sigurinë e kontinentit tonë. Miqtë dhe partnerët evropianë nuk duhet ta shohin këtë qëllim si kërcënim”, u shpreh ai.

Disa ditë pas nisjes së luftës në Ukrainë, Scholz ka ndarë 100 miliardë dollarë për avancim të mbrojtjes gjermane.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Tajani: Italia e gatshme të mbështesë në mënyrë diplomatike marrëveshjen Izrael-Liban

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani ka deklaruar se Roma është gati të ofrojë mbështetje diplomatike për marrëveshjen e sapo nënshkruar Izrael-Liban dhe mund të...
16:07 | 27/06/2026

“Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme

Nuk është më thjesht verë. Është një rreth i zjarrtë që ka mbërthyer Europën nga jugu në veri, duke thyer çdo rekord historik dhe duke...
14:32 | 27/06/2026

Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane

Presidenti Donald Trump kërcënoi të premten me një tarifë prej 100 për qind për vendet evropiane që vendosin taksa për shërbimet dixhitale mbi korporatat amerikane....
13:10 | 27/06/2026