Scholz: Inflacioni i shkaktuar nga agresioni rus është një sfidë historike

4 Korrik 2022 | 21:08

Njerëzit në Gjermani duhet të qëndrojnë së bashku për të përballuar sfidën historike të rritjes së kostove të jetesës të shkaktuar nga agresioni rus ndaj Ukrainës.

Kështu u shpreh kancelari gjerman, Olaf Scholz këtë të hënë, pas takimit me drejtuesit e sindikatave dhe shoqatave të punëdhënësve, shkruan CNN.

“Kriza aktuale nuk do të kalojë brenda disa muajsh. Ne duhet të jemi të përgatitur që kjo situatë të mos ndryshojë në të ardhmen”, u tha Scholz gazetarëve.

Sipas tij, lufta midis Rusisë dhe Ukrainës ka ndryshuar gjithçka dhe në të njëjtën kohë zinxhirët e furnizimit janë ende të ndërprerë pasi pandemia dhe pasiguria e përgjithshme po rritet.

Kancelari shtoi se qeveria gjermane do të shpenzojë 30 miliardë euro për të ndihmuar familjet që të përballojnë kostot e rritura.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026