Scholz në Turqi, takim me Erdogan për Lindjen e Mesme, emigrantët dhe Ukrainën

11 Tetor 2024 | 19:55

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë Turqinë javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin Recep Tayyip Erdogan, me të cilin do të diskutojë për konfliktin në Lindjen e Mesme dhe emigracionin.

Burime nga zyra e kancelarit kanë bërë të ditur se takimi do të mbahet më datë 19 tetor dhe pas bisedimeve kokë më kokë mes dy liderëve do të ketë edhe një konferencë shtypi.

Lufta në Ukrainë dhe marrëdhëniet ekonomike dypalëshe do të jenë gjithashtu në agjendë. Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Turqisë janë cenuar ndjeshëm në vitet e fundit, me Berlinin që ka ngritur zërin ndaj rritjes së autoritarizmit në Ankara.

Ndërkohë, në vizitën që Erdogan kreu në Gjermani vitin e kaluar u përplas me Scholz për konfliktin Izrael-Hamas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Parada e Krenarisë” në Paris anulohet për shkak të nxehtësisë

Organizatorët e Paradës së Krenarisë në Paris shtynë marshimin protestues të këtij viti, i cili ishte planifikuar për fundjavën, pasi policia urdhëroi një ndryshim date...
16:37 | 26/06/2026

Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar

Valët ekstreme të të nxehtit po e bëjnë gjithnjë e më të rrezikshme punën në shumë vende të Evropës. Për këtë arsye, Konfederata Evropiane e...
15:50 | 26/06/2026

Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani

Shifrat “nuk janë vetëm statistika, sepse pas çdo numri është një fytyrë, pas çdo incidenti një histori”, thotë Said Etris Hashemi. 29-vjeçari është ndër ata...
14:38 | 26/06/2026