Scholz për planin Rama-Meloni: I nevojshëm bashkëpunimi me vendet jashtë BE

12 Nëntor 2023 | 14:25

“Është emigracioni ilegal, që duhet të reduktohet dhe për këtë do të ketë një bashkëpunim më të ngushtë me vendet jashtë Bashkimit Evropian”.

Me këto fjalë kancelari gjerman Olaf Scholz ka komentuar marrëveshjen Rama-Meloni për krijimin e një qendre qëndrimi dhe riatdhesimi për emigrantët në vendin tonë.

“Është një çështje kompetencash që u përkasin qeverive italiane dhe shqiptare. Besoj se duhet të kemi parasysh se Shqipëria do të jetë së shpejti vend anëtar i BE-së, ndaj dhe po flasim se si të zgjidhim së bashku sfidat dhe problemet në familjen evropiane”, ka deklaruar Scholz.

Sa i përket ecurisë së modelit italo-shqiptar, kancelari ka theksuar se Gjermania do ta ndjekë atë me vëmendje. “Do ta mbikëqyrim me vëmendje. Ajo që ka rëndësi është ngritja e një mekanizmi solidariteti në BE dhe jo të përpiqemi t’i fitojmë sfidat të vetëm”, ka thënë Scholz nga Malaga, ku mori pjesë në samitin e Partisë Socialiste Evropiane.

Sipas tij, ky është aspekti pozitiv i reformës së sistemit të përbashkët evropian të azilit, që aktualisht po diskutohet nga Parlamenti Evropian dhe që parashikohet të aprovohet përpara fundit të kësaj legjislature.

“Gjermania ka një qëndrim shumë të qartë. Nga njëra anë duhet të reduktojmë flukset ilegale të emigracionit dhe nga ana tjetër kemi nevojë për një emigracion të ligjshëm talentesh dhe krahu pune për të rritur ekonominë tonë dhe për të mbrojtur sistemet tona të sigurisë sociale”, ka shtuar Scholz.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026