S’donte të shtrohej në spital, si nisi konflikti i 62-vjeçarit me familjen në Maliq

12 Gusht 2023 | 11:24

Pasi rezistoi për rreth tetë orë duke iu kundërvënë me armë forcat e RENEA-s dhe policisë, 62-vjeçari Ramiz Muçollari nga Maliq u ekzekutua mëngjesin e së shtunës.

Mbrëmjen e djeshme, Muçollari plagosi me thikë bashkëshorten tij Pëllumbeshë Muçallori dhe goditi me tytën e armës djalin e tij, Kamber Muçollari.

Sipas informacioneve bëhet me dije se familjarët e  Ramiz Muçollarit e kanë çuar në spital në Tiranë 62- vjeçarin, i cili nuk ka dashur të shtrohet.

Më pas, janë kthyer në banesë, në fshatin Qesarakë, rreth orës 18:00 të pasdites. Konflikti ka nisur rreth orës 20:00, aty ku autori ka goditur me thikë bashkëshorten dhe me qytën e armës djalin e tij në kokë. Ka qenë fillimisht policia e komisariatit të Maliqit që shkuan pranë banesës, aty ku autori ka qëlluar në ajër, më pas kanë rrethuar zonën, dhe duke parë që autori po bënte rezistencë, kanë njoftuar RENEA-n të cilët mbërritën si repart në banesa duke u përpjekur të negociojnë.

Këta të fundit u përballën me të shtëna nga arma tip mitraloz (i lehtë), ndërsa për 1 orë ka pasur shkëmbim zjarri, dhe autori ka mbetur i vdekur nga plumbat e RENEA-s.

Familja Muçollari nuk ka pasur asnjëherë konflikte mes njëri-tjetrit. Të dy djemtë merren me prodhimin e mjaltit, të gjithë njihen si familje pa probleme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026