‘Se çfarë bëj unë, e di unë”, Tabaku përplaset me Spiropalin

7 Korrik 2022 | 13:02

Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali ka debatuar ditën e sotme në Kuvend me deputeten demokrate Jorida Tabaku.

Në një kohë që po flitej për miratimin e rezolutës së gjenocidit ndaj Srebrenicës, ministrja Spiropali duke ju përgjigjur Sali Berishës, u ndal në fjalimin e saj tek protesta e këtij të fundit që do të zhvillohet sot në Tiranë.

Por, kjo shqetësoi Tabakun, e cila tha se ajo po bënte një llogore fjalësh pa kuptim, ndërsa i kërkoi falje ambasadorit boshnjak për këtë skenë, të shëmtuar siç e quajti ajo.

‘Kam shumë argumente për të thënë për keqqeverisjen. Por të dëgjosh në denoncimin për gjenocidin e Srebrenicës llogore fjalësh pa kuptim e të papranueshme, i kërkojmë ndjesë ambasadorit për këtë skemë të shëmtuar’- tha Tabaku.

“ T’i do shkosh në protestë?”, iu përgjigj menjëherë Spiropali. Ndërsa Tabaku iu kundërpërgjigj: “Se çfarë bëj unë, atë e di unë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026