Seanca në GJKKO për masën e arrestit, ja ku po e pret vendimin Berisha

28 Dhjetor 2023 | 15:16

Ditën e sotme në GJKKO po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie me mbikqyrje policore”.

Berisha duket se vendimin e sotëm të GJKKO-së do e presë në banesën e tij, pasi pak minuta më parë ai është larguar nga selia e PD dhe ka shkuar në shtëpi.

Po ashtu, bëhet me dije se Berisha nuk do të rikthehet sot pasdite në seli.

Kujtojmë se kërkesa e SPAK për shtrëngim të masës së sigurisë vjen pas mosrespektimit nga Berisha të masës “detyrim paraqitje” të vendosur më herët ndaj tij.

Berisha po hetohet për korrupsion në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026