Seanca për “21 janarin”, avokati i familjarëve: Strazburgu tha vrasje shtetërore
Që prej orës 13:00 të kësaj të marte ka nisur në ambientet e Gjykatës së Lartë seanca gjyqësore në lidhje me “21 janarin”.
Gjykata e Lartë pritet të vendosë në lidhje me kalimin në SPAK ose jo të kësaj çështjeje.
Të pranishëm në seancë janë Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës dhe Rajmonda Nika e veja e Aleks Nikës, të cilët shoqërohen dhe nga avokati i tye Idajet Beqiri.
Në fjalën e tij drejtuar gjykatës, avokati Beqiri tha se kallëzimi i bërë nga familjarët e Aleks Nikës ka emra konkretë, ku përfshihet ish-zyrtar të lartë që janë kompetencë e SPAK-ut. Ndaj ai apeloi që çështja t’i kalojë prokurorisë së Posaçme.
“Të kalohet kjo çështje në SPAK. Kallëzimi jonë penal është për persona konkret, janë persona që janë në kompetencë të gjykohen nga GJKKO dhe subjekte hetimi të SPAK. Prokuroria e Tiranës nuk është kompetente për këtë çështje. SPAK ka bërë rolin e të paditurit për kallëzimin tonë. SPAK e hoqi nga vetja kallëzimin e familjarëve me një shkresë percjellëse. Ka qenë një krim i dukshëm, ju kemi dorëzuar edhe vendimin e gjykatës së Strazburgut. Strazburgu thotë vrasje shtetërore, përmend edhe ish-kryeministrin. E shikon Strazburgu por jo SPAK, nuk është gardisti, ushtari, që bën dhe organizon një krim shtetëror. SPAK ka hapur një precedentë të rrezikshëm”, tha avokati Idajet Beqiri në seancë.
Kujtojmë se më 16 shkurt 2023 familjarët e viktimave të 21 janarit kanë paraqitur kallëzim penal ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ndrea Prendit dhe Agim Llupos.
Sakaq prokurori i SPAK vendosi dërgimin e kallëzimi për kompetence lëndore në prokurorinë e Tiranës. Ndaj vendimit të SPAK, kanë paraqitur ankim familjaret e viktimave, duke e kundërshtuar atë. Më 29 mars 2023 GJKKO ka vendosur mospranimin e ankimit. Ndërkohë, më 22 qershor 2023 Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë ne fuqi vendimin e GJKKO që kishte rrëzuar ankimin e familjarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 16:18 Astronomët gjejnë sheqer të fshehur në hapësirën midis yjeve
- 16:17 Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet disa viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit
- 16:12 Kryeministri Radev nga Parisi: Bullgaria nuk është pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën
- 16:08 Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmohemi do të sjellë një ngjarje ndryshe, shumë më të fuqishme
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit