Seancë kuvendi edhe pas Krishtlindjes, zbardhet diskutimi në Konferencën e Kryetarëve
Seanca plenare e Kuvendit mund të mblidhet edhe pas Krishtlindjes.
Kjo mundësi u la e hapur gjatë një mbledhjeje të Konferencës së Kryetarëve, pas kërkesës së kryeparlamentarit Ruçi për shkak të situatës që ka shkaktuar pandemia.
Pandemia e COVID-19 ka ndikuar shumë edhe në jetën parlamentare, duke i kthyer mbledhjet e komisioneve të Kuvendit online dhe seancat plenare pa praninë e gazetarëve dhe me kohë të reduktuar ndjeshëm.
Pas seancës së zhvilluar të enjten e shkuar, ku u miratuan 18 akte, mes të cilave edhe votimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, është vendosur që të ketë një tjetër mbledhje të Kuvendit pas krishtlindjeve. Vendimi u mor në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve zhvilluar ditën e mërkurë.
Por nga zbardhja e diskutimeve të bëra në këtë mbledhje, zbulohet se vendimi është marrë për shkak se numri i ligjeve që presin të kalohen është shumë i madh dhe kohëzgjatja e seancave të mëparshme plenare nuk ka mjaftuar që ato të ezurohen.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi kërkoi mirëkuptimin e deputetëve që në varësi të çështjeve dhe të emergjencave që mund të dalin, të mund të zhvillohet edhe një seancë tjetër pas Krishtlindjeve.
Gjithsesi ai la të hapur mundësinë se nëse nuk do të ketë asnjë situatë emergjence, sesioni parlamentar i këtij viti mund të mbyllet brenda datës 24 dhjetor.
Sipas rregullores së Kuvendit, sesioni i fundit parlamentar për këtë legjislaturë do të hapët në datë 18 janar dhe pritet të jetë shumë intensiv, duke qenë se në 25 prill palët politike do të shkojnë në zgjedhjet e përgjithshme.
Lexoni gjithashtu:
Ruçi: Kuvend edhe pas Krishtlindjeve për të miratuar aktet ligjore që mund të jenë emergjente
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta