Seanca përmbyllëse në Hagë, Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi thonë sot fjalët përfundimtare
Këtë të mërkurë po zhvillohet në Hagë gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në seancën e sotme po paraqiten deklaratat përmbyllëse të përfaqësuesit të viktimave dhe të mbrojtjes, ndërsa katërshja pritet të ketë fjalët e tyre përfundimtare, me nga 20 minuta secili, pas pushimit të drekës.
Familjarët e të akuzuarve janë të pranishëm në sallë, duke përfshirë bashkëshortet, fëmijët dhe vëllezërit e tyre. Të katër ish-krerët kanë përshëndetur të afërmit duke buzëqeshur dhe, në rastin e Rexhep Selimit, duke bërë një shenjë zemre me duar.
Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, ka sqaruar se roli i tij është të paraqesë pasojat për viktimat dhe stresin post-traumatik.
“Nuk ka kusht ligjor që të vërtetojmë lidhjen mes Selimit dhe krimeve, në asnjë fazë të procesit. Ne sigurisht nuk jemi përpjekur të bëjmë lidhjen e krimeve dhe Selimit. Ne kemi paraqitur informacione dhe prova që kanë pësuar viktimat. Kjo kërkohet nga ne. Nuk është puna jonë të vërtetojmë akuzat ndaj Selimit, kjo është puna e Prokurorisë”, tha Laws.
Avokatët e të akuzuarve kanë mohuar çdo lidhje mes tyre dhe krimeve të pretenduara, duke akuzuar Prokurorinë Speciale për mungesë prove.
“Mbrojtja e di që ju do e bëni punën tuaj i nderuar gjykatës, dhe ju do të pranoni konsensusin, pra provat që kemi ju kanë përshkruar juve. Në fakt është Prokuroria ajo që nuk dëshiron që ju të bëni punën tuaj. Ata duan që ju të bëni punën e atyre, ata duan që ju të gjeni prova që ata nuk arrinin të gjenin. Por siç e thashë të hënën, barra e provës bie mbi ZPS-në dhe vetëm mbi ZPS-në, dhe ata dështuan për kët. Ata kanë premtuar fishekzjarrë, spektakël, por nuk kanë paraqitur asgjë”, tha avokati.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ndodhet në Hagë për të ndjekur deklaratat përmbyllëse. Ai ka deklaruar se gjatë këtij procesi ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut, duke theksuar se katërshja mbahet larg familjeve dhe shtetit prej mbi pesë vitesh. Konjufca e ka cilësuar praninë e tij si rikonfirmim se lufta e Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër.
Gjykimi ka nisur më 3 prill 2023, dhe ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që ata i kanë mohuar duke u deklaruar të pafajshëm. Pas përfundimit të deklarimeve përmbyllëse, trupi gjykues ka tre muaj kohë për të marrë vendimin.
Një ditë më parë, në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë u zhvillua një marshim qytetar në shenjë solidariteti me të akuzuarit, ku morën pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.Katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, pritet të thonë këtë të mërkurë fjalët e tyre përfundimtare në Hagë. Secili do të ketë në dispozicion nga 20 minuta për deklarimet para trupit gjykues.
Seanca ka nisur që prej orës 09:00 ku fillimisht, përfaqësuesi i viktimave ka kërkuar 20 minuta për parashtrimet përmbyllëse, ndërsa ekipet mbrojtëse do të kenë deri në 30 minuta për t’iu drejtuar gjykatës. Pas përfundimit të deklarimeve, trupi gjykues do të ketë tre muaj kohë për të marrë vendimin, me mundësi shtyrjeje për shkak të dosjes voluminoze.
Në Hagë pritet të jenë të pranishëm familjarë të shumtë, ndërsa pjesëmarrjen e ka paralajmëruar edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Glauk Konjufca, i cili do të deklarohet për media para hyrjes në Dhomat e Specializuara.
Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që i kanë hedhur poshtë, duke u deklaruar të pafajshëm. Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023, rreth tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës, ndërsa që prej asaj kohe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Një ditë më parë, në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë u organizua një marshim qytetar në shenjë solidariteti kundër kërkesës së Prokurorisë Speciale për dënimin e secilit prej tyre me nga 45 vjet burg. Në protestë morën pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, së bashku me përfaqësues të tjerë politikë, artistë, aktivistë dhe qytetarë.
Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi, është shprehur se pret që ai dhe të tjerët të kthehen të pafajshëm në Kosovë. Pas vizitave në qendrën e paraburgimit në Sheveningen, ajo tha se “Rexha po mbahet i fortë dhe nuk dorëzohet”. Në një intervistë, ajo deklaroi se pret që të akuzuarit ta shfrytëzojnë të drejtën për fjalën përfundimtare, por shtoi se, sipas saj, Prokuroria e Specializuar po paragjykon luftën për liri dhe pavarësi.
Ndërkohë, këtë të mërkurë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi simbolike ku shfaqen tre të rinj me flamurin e Shqipërisë, të Kosovës dhe të UÇK-së. Rama nuk ka shtuar koment, por vetëm një fjalë, “Mirëmëngjes”, duke lënë imazhin të përcjellë mesazhin.
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve