Berisha “non grata”, Sejamini: Vendim politik, SHBA i druhet ndikimit të tij në veprimet që mund të ndërmarrë PD

19 Maj 2021 | 20:58

Gazetari i emisionit “Me pak fjalë” në Euronews Albania, Neritan Sejamini tha për gazetaren Ilva Tare se vendimi i sotëm i DASH për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha është një vendim i qartë politik për të arritur qëllime të qarta politike në politikën e sotme shqiptare.

Sipas tij, nëse Berisha do të do të ishte tërhequr nga politika në 2013 nuk do të ishte marrë ky vendim për të.

Ajo që ka ndikuar tek SHBA për z. Sejamini, është ndikimi që mendohet se ish-kreu i PD ka në këtë parti, veçanërisht në këto momente kur opozita ka zgjedhur të ndërmarrë veprime lidhur me mospranimin e zgjedhjeve të fundit.

“Berisha mendohet se ka ndikim te opozita dhe sidomos në një moment kur opozita ka zgjedhur të ndërmarrë një rrugë institucionale lidhur me zgjedhjet. Berisha ka një ndikim vendimtar lidhur me vendimmarrjen e opozitës. Kjo duhet gjykuar si vendim politik për të arritur qëllime politike që lidhen me situatën politike sot. E para që opozita duhet të njohë zgjedhjet dhe të shkojë në institucione. Qeveria amerikane ka edhe interesin e reformës në drejtësi. Ata kanë pritur dënime në politikën e lartë, me këtë vendim kanë dashur të japin edhe një inkurajim për prokurorët e rinj që të vazhdojnë punën”, tha Sejamini.

Sipas tij, zyrtarët amerikan që kanë qenë kundër djegies së mandateve nga opozita në 2019, druhen mos merret një tjetër vendim ekstrem nga ana e opozitës pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021