Sejko: Ajo që shohim në Reality Show është realiteti, media i frynë sepse kjo shet

15 Janar 2023 | 20:40

Aktivisti Genc Sejko thotë se ajo që shohim në një reality show është realiteti në shoqërinë shqiptare.

I ftuar në emisionin ‘Review’ në Euroneës Albania, ai tha se e kemi humbur betejën për orientuar opinionin publik duke i ofruar një alternativë tjetër përveç asaj që shohin në televizione.

Ndër të tjera ai ‘akuzoi’ dhe mediat të cilat i fryjnë asaj që ndodhin në reality show pasi nëpërmjet kësaj marrin klikime.

“Dyshoj se ne e kemi humbur betejën për të orientuar opinion publik. Ne nuk kemi bërë aq sa duhet për t’i ofruar popullit një alternativë përveç se asaj që shfaqet aty. Media  luan një rol shumë të rëndësishëm por jetojmë në një kohë, sidomos në Shqipëri, ku produkti që është në televizion shet më shumë se çdo gjë tjetër.

Unë jam munduar që të tallem me fenomenin por në të njëjtën kohë jam tallur dhe me veten. Ajo që shohim në Big Brother është pak a shumë realiteti që jetohet në Shqipëri. Janë një grup njerëzish që urrejnë njëri-tjetrin, që ofendojnë njëri-tjetrin, dyftyrësia dhe në krahun tjetër kemi mediat që i fryjnë kësaj sepse shet”- u shpreh Sejko.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë

Artisti Robert Aliaj ka folur për Review në Euroneës Albania me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri. Aliaj tha se ka turistë në...
22:02 | 12/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026