Sekretari i Përgjithshëm i PS e cilëson më pozitivin në 30 vite raportin e OSBE/ODIHR

26 Korrik 2021 | 22:31

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se Shqipëria ka marrë raportin më pozitiv në 30 vite duke iu referuar raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Z. Balla thotë se OSBE/ODIHR konfirmon se zgjedhjet ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve.

“Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit”, shprehet Sekretari i Përgjithshëm i PS.

Gjithashtu ai nënvizon edhe vlerësimin që OSBE/ODIHR i bën në raport rolit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026