Sekretari Organizativ i FRPD: S’e kemi bërë mirë detyrën, kemi dështuar me të rinjtë
Sekretari Organizativ i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Xhuljan Guçe thotë se të rinjtë shqiptarë kanë dëshirë për t’u angazhuar në politikë pasi duan ndryshim.
Në emisionin “RinVote” në Euronews Albania, Guçe u shpreh se edhe FRPD nuk e ka kryer si duhet detyrën e saj për integrimin e të rinjve dhe këtë e tregojnë rezultatet e viteve të fundit ku e djathta ka humbur në zgjedhje.
“Të rinjtë shqiptarë kanë një dëshirë të madhe për t’u angazhuar. Kjo vjen sepse ka një dëshirë të madh për ndryshim. Shpeshherë, te të dyja partitë politike kanë hasur vështirësi për t’u dëgjuar dhe zgjidhja, fatkeqësisht ka qenë largimi.
Këtu kaloj te pjesa e FRPD-së dhe detyrat dhe gabimet tona. Detyra jonë ka qenë që këta të rinj t’i përfshijmë dhe t’i japim zë që t’i ndryshojnë gjërat. Unë kam gjykuar që kemi bërë mirë, por fakti që kemi qenë jo fitues vitet e fundit, tregon që nuk e kemi bërë mirë”, theksoi ai.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë