Sekretari i Shtetit Marco Rubio u takua sot me ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani në margjinat e Takimit të Ministrave të Jashtëm të G7. Sekretari Rubio nënvizoi rëndësinë e partneritetit të fortë dhe të qëndrueshëm SHBA-Itali.
Sekretari dhe ministri i Jashtëm Tajani diskutuan nevojën për të rritur ndarjen e barrës midis të gjithë aleatëve të NATO-s dhe për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë. Ata riafirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për të trajtuar një sërë sfidash globale, duke përfshirë balancimin e marrëdhënieve tregtare, kundërvënien e autoritarizmit në Venezuelë dhe stabilizimin e situatës në Lindjen e Mesme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rubio: SHBA optimiste, po tregon kujdes në bashkëpunimin me Rusinë në Ukrainë
- Paralajmërime për tornado në disa shtete të SHBA: Rreth 100 milionë njerëz në rrezik