Sekretariati i etikës merr vendimin për përjashtimin me 10 ditë të 26 deputetëve

19 Tetor 2023 | 12:15

Sekretariati i etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë të 26 deputetëve të opozitës pas kërkesës që bëri Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Mësohet se për 10 ditë nuk do marrin pjesë në seancat plenare: Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbanit, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita  Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa, Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bejar Leskaj, Ledovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Kote. Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti, Qani Xhafaj.

Në kërkesën që Grupi Parlamentar i PS i bëri kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla thuhet se deputetët e opozitës bllokuan hyrjen e deputetëve socialist në Kuvend hde hoqën kartat e tyre nga pajisjet elektronike të votimit duke bllokuar më pas vendet e zyrtarëve.

Ato thonë se në këto kushte zhvillimi i seancës plenare ku ishte parashikuar që të votoheshin projektvendime u bë pa mundur.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026