Sekretarja amerikane e Thesarit viziton Kinën

6 Korrik 2023 | 15:13

Sekretarja e Thesarit Janet Yellen udhëtoi këtë të enjte drejt Kinës për t’u takuar me zyrtarë të lartë në kuadrin e përpjekjeve më të fundit për të diskutuar rreth marrëdhieve të tensionuara mes dy vendeve.

Departamenti i Thesarit njoftoi në një deklaratë më herët këtë javë se vizita e zonjës Yellen do të vazhdonte deri të dielën dhe se bëhet me udhëzimin e Presidentit Joe Biden, për të thelluar komunikimin për një sërë çështjesh, përfshirë zhvillimet financiare dhe makroekonominë globale.

“Gjatë qëndrimit në Pekin, Sekretarja Yellen do të diskutojë me zyrtarët (kinezë) se sa e rëndësishme është që dy vendet, dy ekonomitë më të mëdha të botës, të menaxhojnë me përgjegjshmëri marrëdhënien, të komunikojnë drejtpërdrejt për fushat që kanë shqetësim, të punojnë së bashku për të trajtuar sfidat globale”, thuhet në deklaratë.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Thesarit u tha gazetarëve të dielën se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë një marrëdhënie të shëndetshme ekonomike me Kinën dhe se ndalja e plotë e tregtisë dhe investimeve “do të ishte destabilizuese për të dyja vendet tona dhe për ekonominë globale”.

Sekretarja amerikane e Thesarit duke ngjitur shkallët e avionit drejt Kinës

Vizita e zonjës Yellen pason udhëtimin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Kinë muajin e kaluar, ku ai ra dakort me Presidentin Xi Jinping të stabilizojnë marrëdhëniet SHBA-Kinë dhe të sigurohen që pikat e mosmarrëveshjeve të mos shndërrohen në konflikt.

Disa analistë amerikanë janë skeptikë për ndonjë progres që mund të arrihet nga udhëtimi i zonjës Yellen në Pekin, duke vënë në dukje vendimin e Kinës gjatë ditëve të fundit për të kufizuar eksportet e dy metaleve që përdoren për gjysmëpërçuesit dhe panelet diellore.

Thomas Duesterberg, studiues në organizatën kërkimore The Hudson Institute, i tha shërbimit në gjuhën kineze të Zërit të Amerikës se “kufizimet e reja kineze ndaj eksporteve janë në shkelje të angazhimeve të ndërmarra në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe një përshkallëzim serioz i tensioneve në një kohë kur fushata e zotit Xi po përpiqet të tërheqë dhe të fitojë sërish investimet amerikane dhe mundësitë tregtare”.

Ai shtoi se, “kufizimet ndaj këtyre metaleve të rralla do të dëmtojnë jo vetëm industrinë e gjysmëpërçuesve, por edhe teknologjinë me lazer dhe industrinë e dritave halogjene LED në Perëndim”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026