Sekretarja britanike njoftoi dëbimin e 700 familjeve shqiptare,Rama: Sirenë politike

21 Nëntor 2025 | 16:02

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të premte në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik në Kolegjin e Evropës. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë europiane për vendin tonë.

Ai e krahasoi Europën jo si një territor gjeografik, por si një zgjedhje dhe një mundësi për bashkëpunim, duke kundërshtuar përplasjet.

“Shqipëria është një vend shumë i rrallë në Europën e sotme kur ëndrra europiane është ende e freskët, urgjente, emocionale, e pa marrë për të mirëqenë, e pa katandisur.

Besimi për Europën është në një nivel kaq të lartë saqë edhe një veteran i vjetër i BE-së nuk bën dot gjë përpos së të skuqet si një adoleshent i dashuruar. Europa nuk është gjeografi, është një zgjedhje, nuk është një vend , është vendimi për të zgedhur bashkëpunimin përkundrejt përplasjes”, tha Rama.

Më tej ai përmendi sekretaren britanike e cila së fundmi njoftoi publikisht dëbimin nga vendi të rreth 700 familje shqiptare që jetojnë në strehime, pas refuzimit të kërkesave të tyre për azil.

“Më lini t’iu përmend një shembull.  Pak ditë më parë Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar përmendi për rreth 700 familje shqiptare që jetojnë në strehime të financuara nga paratë e tatimpaguesve pas refuzimeve të aplikimeve të tyre për azil

700 familje në një vend prej 67 mln banorësh, një përshpërimë statistikore e fryrë në një sirenë politike.

Pse po e përmend, jo për tu ankuar, apo ngatërruar BE me të divorcuarën kaq të hedhur. Kur një ministër europian edhe pas Brexit që mund edhe ta kuptojmë, se ka traumë, zgjedh të bashkojë një bashkësi të vogël për të fituar pikë politike. Frika flet më shumë se faktet. Ende vijon të gjejë një audiencë”, theksoi kryeministri Edi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026