English

Sekreti i vaksinës, replika presidencë-qeveri për mospublikimin e kontratës 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenca e konsideroi të pajustifikuar vendimin e qeverisë për ta konsideruar si sekret kontratën me kompaninë Pfizer. Por kryeministri Edi Rama e mbrojti sërish vendimin duke thënë se marrëveshja për vaksinën edhe konfidenciale me çdo vend dhe jo vetëm me Shqipërinë. 

- Advertisement -

Këtë javë nuk do të mbërrijnë në Shqipëri dozat e para të vaksinës anti-covid, sipas marrëveshjes që është lidhur me kompaninë Pfizer. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se kompania ka deklaruar shtyrjen me një javë të procesit të dorëzimit.

“Pfizer ka bërë një deklaratë që ka ndezur zjarr, polemikën me shumë shtete të BE-së, duke thënë që do ta shtyj për një javë procesin e dorëzimit të dozave që ka kontraktuar”.

Të paktën gjashtë vende të BE-së shprehen ankesa javën e kaluar për mos-përmbushjen e kontratës nga ana e kompanisë Pfizer e cila njoftoi se situata është e përkohshme dhe do të stabilizohet deri në fund të shkurtit.

Ndërkohë vazhdon të shkaktojë polemika mbajtja sekret e kontratës. Drejtori i Kabinetit tw Presidentit, Edmond Panariti ka kërkuar më tepër transparencë për marrëveshjen e siguruar me kompaninë Pfizer.

“Po çfarë është vaksina Fajzer (Pfizer) e rrethuar nga qeveria me anonimat dhe sekret pas kontraktimit? A duhet të dimë diçka më shumë për të para se ti japin dhe hapim krahun? Pse ajo dhe jo një tjetër? Askush mjerisht në Kuvend nuk i shtroi këto pyetje, por thjesht votoi symbyllur. Jam i sigurt që në Parlamente të tjera do të pyesnin, kërkonin sqarime dhe do të kishte debat,” – tha Edmond Panariti, drejtor i kabinetit në Presidencë.

Ndërsa Rama e mbrojti sërish vendimin, duke thënë se ky është një kusht i kompanisë me të gjitha vendet. Ai iu referua edhe polemikave me BE-në dhe ambasadën e Francës, duke thënë se nuk e ndalon askush të thotë opinionin e tij.

Lexoni gjithashtu:

Mbërritja e dozave të vaksinës Pfizer mund të shtyhet, konfirmon kryeministri Rama për Euronews Albania

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?