Sekuestrimi i 74 mijë eurove në Kakavijë, kapet 73-vjeçari i shpallur në kërkim

21 Qershor 2025 | 14:03

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar 73-vjeçarin J. K., banues në Greqi, i shpallur më herët në kërkim, pasi në autobusin e agjencisë së tij të udhëtimit u tentua të kaloheshin nga Shqipëria drejt Greqisë, nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, një shumë prej 74 240 eurosh dhe 15 dokumente të ndryshme, të dyshuara si të falsifikuara.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më datë 29 maj 2025, ndërsa 73-vjeçari ishte shpallur në kërkim me dyshimin për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Fshehja e të ardhurave”, ndërsa policia sekuestroi asokohe shumën e parave dhe dokumentet e dyshuara të falsifikuara.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku është regjistruar procedimi penal për këtë shtetas.

Policia njofton se ndaj tij do të vijojnë procedurat përkatëse nga autoritetet kompetente.

 

Çfarë ndodhi më 29 maj 2025 në Kakavijë?

Policia ndërmori një kontroll të imtësishëm në pikën kufitare të Kakavijës, në dalje të Shqipërisë, ndaj një autobusi të një agjencie udhëtimi, drejtuar nga shtetasi A. L., 32 vjeç.

Me ndihmën e qenit të Policisë, në mjet u zbuluan 3 zarfe me 74 240 euro të padeklaruara dhe 15 dokumente të dyshuara të falsifikuara (përfshirë karta identiteti dhe leje qëndrimi të vendeve të BE-së).

Si rezultat:

U arrestuan në flagrancë:

  1. L., 32 vjeç, drejtuesi i autobusit
  2. Gj., 41 vjeç, punonjës i agjencisë

U shpall në kërkim pronari i agjencisë, J. K.

Shoferi i dytë i autobusit u procedua penalisht në gjendje të lirë

U sekuestruan:

74 240 euro

15 dokumente të dyshuara si të falsifikuara

4 celularë të dyshuar si të përfshirë në veprimtarinë kriminale

Njoftimi i Policisë i ditës së shtunë për ndalimin e 73-vjeçarit J.K

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 29.05.2025, për shpalljen në kërkim të shtetasit J. K., 73 vjeç, banues në Greqi, për veprat penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’, kryer në bashkëpunim dhe ‘Fshehja e të ardhurave’, ku janë sekuestruar 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, iu bëjmë me dije se, ditën e djeshme, në hyrje të RSH-së, shërbimet e PKK Kakavijë kanë kapur shtetasin J. K. Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për këtë shtetas,” thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026