Kakavijë/ U kapën me mbi 74 mijë euro dhe dokumente të falsifikuara, arrestohen dy

29 Maj 2025 | 10:38

Dy persona janë arrestuar në Kakavijë pasi u kapën me një shumë parash të padeklaruara. Ata po udhëtonin me autobusin e një agjencie udhëtimi ku kishin fshehur 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara.

Sipas njoftimit të policisë në pranga janë vënë drejtuesi i autobusit dhe punonjësi i agjencisë. Procedohet penalisht drejtuesi tjetër i autobusit.

Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i agjencisë së udhëtimit, pritësi i shumës së parave.

Materialet proceduarale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në dalje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, autobusi i një agjencie udhëtimi, që drejtohej nga shtetasi A. L.. Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur dhe qenin e Policisë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në autobus, 3 zarfe brenda të cilave kishte 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara (karta identiteti të shtetit francez, leje për qëndrim në Greqi dhe në Gjermani).

Shuma e parave, dokumentet false dhe 4 celularë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër në bashkëpunim me DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i autobusit, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, të kryera në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

-K. Gj., 41 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i agjencisë së udhëtimit dhe dërguesi i dokumenteve false, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, të kryera në bashkëpunim;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 57 vjeç, banues në Dimal, shoferi tjetër i autobusit, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi J. K., 73 vjeç, banues në Greqi, pronari i agjencisë së udhëtimit dhe pritësi i shumës së parave, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026