Chelsea triumfon në Conference League, ekipi i vetëm që ka fituar të 3 kompeticionet
Finalja e Conference League nuk pati shumë histori, Chelsea ngriti lart trofeun pas një ndeshje mjaft të bukur përballë Betis, të cilën e dominoi sidomos në fraksionin e dytë.
Një duel i mbyllur në shifrat 4-1, duke mos patur nevojë për shtesat, me skuadrën e Enzo Marescas që vendos një rekord për ngjyrën blu. Chelsea bëhet skuadra e vetme e cila ka fituar trofeun e Champions League, Europa dhe Conference League.
Të mërkurën në Poloni, londinezët u ndëshkuan shpejt, që në minutën e 9’ ku Ezzalzouli shënoi gol, duke kaluar përpara spanjollët. Real Betis shpërdoroi disa mundësi, duke përfituar nga një Chelsea aspak i përqëndruar në 45’ minutat e para. Në fraksionin e dytë gjithcka ndryshoi, blutë e Londrës morën në dorë frerët e lojës dhe shënuan plot 4 herë.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 65’ me autor Fernandez, por shumë shpejt Jackson do të përmbyste shifrat. Në vijim Sancho e pas tij Caicedo vulosën triumfin 4-1, që i dhurojnë Chelseas një tjetër trofe evropian, atë të munguarin, të Conference League. Dominimi i klubit anglez nisi që në fazën e ligës e deri në fund, duke konfirmuar diferencat me ekipet e tjera pjesëmarrëse në këtë garë.
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar