Sekuestrohen 4 mina me telekomandë në Vlorë
Policia e Vlorës ka sekuestruar 4 mina me telekomandë, me eksploziv C4, të programuara për shpërthim në distancë.
Në kuadër të këtij operacioni u kap në flagrancë 51-vjeçari nga Lezha, i cili i kishte fshehur minat në kroskotin e automjetit që drejtonte.
“Shërbimet e Policisë, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ndaluan automjetin tip “Ford Fiesta”, që drejtonte i arrestuari. Gjatë kontrollit të imtësishëm, në kroskotin e këtij automjeti, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 4 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.
Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për të dokumentuar ligjërisht qëllimin e shtetasit P. N.”-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
GJKKO rrëzon kërkesën e prokurorisë për kalimin për gjykim të dosjes SASPAC, e rikthen në SPAK për plotësim hetimesh
PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit për Legjislacionin për vlerësimin e marrëveshjes së huasë me SHBA
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 15:30 Arabia Saudite rrëzon dronët e nisur nga Iraku drejt objekteve të saj të naftës
- 15:29 GJKKO rrëzon kërkesën e prokurorisë për kalimin për gjykim të dosjes SASPAC, e rikthen në SPAK për plotësim hetimesh
- 15:16 Netanyahu niset për në Uashington: Irani do të jetë në fokus të diskutimeve, objektiv është të mbrojmë sigurinë tonë
- 15:13 Ukraina godet me dron rajonin e Rostovit, 5 të vrarë dhe 8 të plagosur
- 15:04 PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit për Legjislacionin për vlerësimin e marrëveshjes së huasë me SHBA
- 14:54 Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori