Sekuestrohen 58 kamera sigurie në Korçë, Pogradec e Krujë, disa persona nën hetim

27 Janar 2023 | 15:40

Pas Shkodrës dhe Vlorës, policia e ka shtrirë aksionin e sekuestrimit të kamerave të sigurisë në Korçë, Pogradec, Krujë, Durrës dhe Shijak.

Në Korçë janë sekuestruar 5 kamera këtë të premte, ndërsa në Pogradec, në total janë hequr 18 kamera dhe janë proceduar 2 shtetas, familjarë të personave me precedentë penalë, kamerat e të cilëve janë vendosur në banesë, por ka patur shkelje privatësie në rrugë.

Numri i kamerave të sekuestruara gjatë këtij aksioni për tre ditë ka arritur thuajse në 40.

18 kamera të tjera janë sekuestruar në disa lagje të qytetit të Krujës dhe në Nikël.

Operacioni i nisur pak ditë më parë në qytetin e Shkodrës tregoi se grupet kriminale kishin arritur t’i vendosnin kamerat edhe në afërsi të godinave të policisë. Kjo për të monitoruar lëvizjet e forcave të rendit.

Aksioni i policisë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në qytete të ndryshme të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026