Sekuestrohen 6 automjete luksoze në Shkodër, arrestohet 22-vjeçari
Një 22 –vjeçar është arrestuar në Shkodër ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij pasi mashtronin njerëz për të përfituar makina.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Skema”, u vu në pranga shtetasi E. Ç., 22 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi G. Ç., 33 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Nga provat e siguruara gjatë hetimit, rezultoi se shtetasit E. Ç. dhe G. Ç., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mashtronin shtetas të ndryshëm, me pretendimin se çmimin për blerjen e automjeteve (kryesisht luksoze), do e transferonin në llogarinë bankare përkatëse të shitësit të automjetit. Këta shtetas, edhe pasi i merrnin në posedim automjetet, nuk e paguanin çmimin e tyre, përmes llogarive bankare.
“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. H., 44 vjeç, pasi dyshohet se duke pasur dijeni për këtë veprimtari të kundërligjshme, i përvetësonte këto automjete, për t’i shitur ato, me çmime më të larta”- njofton policia.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 automjete luksoze të tipeve “Audi”, “Mercedes-Benz” dhe “Porsche”.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për kapjen e shtetasit G. Ç.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
- 19:21 Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim
- 19:02 Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
- 18:55 Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj
- 18:49 Kafshët paguajnë çmimin më të lartë nga zjarret në Francë, habitate të shkatërruara dhe speciet në rrezik
- 18:46 Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”
- 18:27 30 ditë i bllokuar në det, shpëtohet në brigjet e Hawaii-t 39-vjeçari nga Kalifornia