“Kryebashkiakët e përjetshëm të PS-së”| Rekordin e mban Topçiu, kërkon mandatin e 7

28 Mars 2023 | 13:00

Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhjet lokale të 14 majit, me pjesën më të madhe të kryebashkiakëve aktualë.

44 rikandidime për të kërkuar një tjetër mandat. Mes emrave që do të kërkojnë votën e qytetarëve të dielën e 14 majit janë edhe kandidat që janë në postin e të parit të qytetit prej 23 vitesh.

Rekordin në krye të një bashkie e mban kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu.

Ai e ka marrë detyrën në vitin 2000 dhe sërish partia socialiste i ka besuar për ta rikandiduar për të kërkuar mandatin e 7.

Topçiun e ndjek një tjetër kryebashkiak jetëgjatë në këtë detyrë.

Adriatik Zotkaj ka marrë postin e kryebashkiakut të Poliçanit në vitin 2004 dhe do të tentojë të fitojë mandatin e 6.

Tërmet Peçi i Tepelenës dhe Jorgo Goro i Himarës, do të kërkojnë mandatin e 4 pasi janë në krye të qyteteve prej 2011-ës.

Një pjesë tjetër e kryetarëve të bashkive kërkojnë mandatin e tretë, duke filluar nga erion veliaj në tiranë, armando subashi në fier apo sotiraq filo në korcë.

17 janë prurjet e reja në zgjedhjet lokale nga selia rozë. Mes tyre edhe 2 ish deputetët Benet Beci e Besian Ajazi si dhe diplomati Ermal Dredha.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026