Sekuestrohen 74 kg kanabis në kufirin grek, në pranga 34-vjeçari shqiptar

9 Nëntor 2022 | 08:56

Mëngjesin e ditës së sotme në kufirin greko-shqiptar Kastoria, janë kapur 74 kilogramë kanabis.

Mediat greke bëjnë me dije se në momentin që shqiptarët identiteti i të cilëve nuk është bërë me dije  në momentin që kanë kuptuar se janë pikasur nga policia kanë hedhur kanabisin dhe kanë tentuar të arratisen por vetëm njëri ia ka dalë ndërsa tjetrit iu vunë prangat.

Mësohet se shqiptarët kanabisin e papërpunuar e kishin futur në thasë.

34-vjeçarit shqiptar i janë konfiskuar dy aparate celularë dhe 200 euro. Ndaj tij është ngritur akuza për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Policia vijon kërkimet për kapjen e bashkëatdhetarit të 34-vjeçar.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026