Si zbulimi i skulpturave të lashta italiane prej bronzi do të “rishkruajë historinë”

9 Nëntor 2022 | 08:35

Një zbulim që është bërë në Itali mund të ndryshojë historinë e vendit.

24 statuja bronzi të ruajtura mirë nga një burim termal i lashtë toskan janë zbuluar kohët e fundit nga një ekip arkeologësh italianë.

Mediat shkruajnë kjo gjetje “rishkruan historinë” rreth tranzicionit të shekujve 1 dhe 2 para Krishtit nga qytetërimi etrusk në Perandorinë Romake, shkruan Euronews. 

Zbulimi, në banjat e shenjta të gërmimit arkeologjik San Casciano dei Bagni pranë Sienës, është një nga më domethënësit ndonjëherë në Mesdhe dhe sigurisht më i rëndësishmi që nga zbulimi nënujor i luftëtarëve të famshëm të bronzit në Riace në vitin 1972, sipas Massimo Osanna, Drejtori i Muzeve të Italisë.

Falë baltës që i mbronte, statujat 2000-vjeçare dhe objekte të tjera bronzi u gjetën në gjendje të përsosur.

Krahas statujave janë gjetur dhe 5000 monedha ari, argjendi dhe bronzi, tha Ministria Italiane e Kulturës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026