Sekuestrohen 763 aparate celularë të kontrabanduara, 4 të arrestuar në Tiranë
Katër persona, mes tyre dy vëllezër, janë arrestuar në Tiranë pasi tregtonin aparate celularë të kontrabanduar në 5 subjekte (dyqane), të cilat i kishin regjistruar në emër të familjarëve të tyre për të shmangur detyrimet tatimore.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit F.K, 38 vjeç dhe E.K, 33 vjeç (vëllezër), si dhe D.M, 38 vjeç dhe I.B, 25 vjeçe, administratorë të dy prej dyqaneve të vëllezërve.
Gjithashtu në kërkim janë shpallur administratorët e dy dyqaneve të tjera, shtetasit F. I., 37 vjeç dhe R. M., 45 vjeç.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se vëllezërit F. K. dhe E. K., për të shmangur detyrimet tatimore i kishin regjistruar dyqanet për tregtimin e celularëve në emër të të afërmve të tyre. Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto dyqane, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 763 aparate celularë të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduar”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës