Sekuestrohen 5 mjete lundruese e 4 jet ski pa dokumente në Vlorë, Durrës e Velipojë

9 Qershor 2024 | 12:29

Njësia policore detare ka sekuestruar 9 mjete lundruese pa dokumentacion në Vlorë, Durrës e Velipojë. Policia kufitare tha se nga Ksamili në Velipojë janë kontrolluar 78 mjete lundruese, kryesisht Jet Ski, skafe dhe gomone.

Pronarët e mjeteve të sekuestruara janë gjobitur me nga 10 mijë dhe 20 mijë lekë.

“Si rezultat i kontrolleve, janë bllokuar për mungesë dokumentacioni, në Vlorë dhe në Durrës, 5 mjete lundruese, si dhe janë ndëshkuar pronarët e tyre, me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili. Ndërkohë, në kuadër të monitorimit të perimetrit të sigurisë, në Velipojë, Vlorë dhe në Durrës, janë bllokuar 4 Jet Ski, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative 20 000 lekë secili, pronarët e këtyre mjeteve lundruese, për mosrespektim të perimetrit të sigurisë”, bëri me dije policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026