Sekuestrohen mbi 1 kg kokainë në Durrës, arrestohen 4 persona

21 Korrik 2021 | 08:58

Policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona si dhe ka sekuestruar 1 kg e 63 gr kokainë, 1 armë zjarri, 2 automjete dhe municione luftarake.

Në prangat e policisë kanë rënë Arian Plaku, Edmond Gjyzeli, Ilir Peraj dhe Stavri Marku.

Arian Plaku dhe Edmond Gjyzeli u arrestuan në vendin e quajtur “Nënkalimi i Urës së Dajlanit”, teksa ishin duke udhëtuar me mjetin tip “BMW”.

Brenda makinës Policia sekuestroi lëndën narkotike, si dhe gjatë kontrollit fizik, Edmon Gjyzelit iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë me 14 fishkë.

Ky shtetas, gjatë ndalimit të mjetit nga forcat e Policisë, goditi automjetin e agjentëve të Forcës së Posaçme Operacionale me automjetin e tij dhe gjatë arrestimit, tentoi të nxirrte  nga brezi armën e zjarrit.

Ndërsa, Ilir Peraj i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion” dhe Satvri Marku, u arrestuan pasi janë të dyshuar si të implikuar në veprimtari kriminale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026