Sekuestrohen mbi 60 mijë euro në Morinë e Kakavijë

30 Mars 2022 | 12:30

Policia doganore ka sekuestruar rreth 61 mijë euro, për shkak se nuk ishin deklaruar në kufi.

Në pikën kufitare të Morinës, u ka bllokua një shumë prej 21.350 euro në një makinë tip ‘Volkswagen’.

Paratë ishin fshehur në çantën e drejtuesit të automjetit.

Ndërsa në Kakavijë, u sekuestrua një shumë prej 39.800 euro.

Paratë e padeklaruara ishin në çantën e një 49-vjeçari që ishte pasagjer në një automjet.

Shuma e parave është vënë në sekuestro ndërsa për dy personat ka nisur hetim për mos deklarim.

Ligji parashikon se duhet deklaruar çdo shumë duke filluar nga 10 mijë euro.

Fshehja apo mos deklarimi dënohet me gjobë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026