Konfiskohen pasuritë e Redjan Rrajës, përfshirë “Audin” luksoz të Kejvina Kthjellës
Prokuroria e Posaçme ka dhënë konkluzionet për hetimin pasuror për Redjan Rrajën. Organi i akuzës ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pasurive në emër të tij apo familjarëve, bashkë edhe Audin luksoz të “showgirlit”, Kejvina Kthjella.
Sipas SPAK mjeti në fjalë është blerë me të ardhura të paligjshme nga Redjan Rraja dhe i është dhuruar. Ndërkohë mes pasurive që kërkohet konfiskimi janë:
“Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.
- Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.
- Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.
- Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
- Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
- 2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.
- Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.
- Një orë dore tip “Roleks”.
- Shuma prej 2750 Euro.
Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin e mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku. Ndërkohë Arjol Halilaj, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Rrajës në atentat, është dënuar me 35 vite burg. Redjan Rraja u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta