“Fitoja 200 mln lekë në vit”- Flet Redjan Rraja, çfarë thotë për “Audin” e Kejvinës

30 Maj 2023 | 13:00

Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, ka folur përpara hetuesve në lidhje me automjetin tip “Audi”, që SPAK i ka sekuestruar modeles Kejvina Kthjella.

Në deklarimet e tij, Rraja mohoi të ketë lidhje me automjetin e modeles dhe deklaroi se “Audi” është në pronësi të Kthjellës dhe jo të tij.

Ai mohoi kategorikisht që të ketë ndihmuar modelen në blerjen e automjetit luksoz.

“Kam pasur marrëdhënie miqësie me Kthjellën, por asgje tjetër. Ajo makinë ka qenë më emër dhe mbiemer të saj. Unë nuk kam lidhje fare. Është objekt që është i saj. Nuk e di kur është blerë. Në mënyrë absolute nuk kam kontribuar në blerjen e këtij mjeti”, tha Rraja.

Në lidhje me të ardhurat e tij, Rraja tha se kishte tre klinika stomatologjike dhe se siguronte deri në 200 milonë lekë të vjetra në vit.

“Asnjëherë nuk kam shpenzuar më shumë se fitimet e mia”, tha ai.

SPAK kërkon konfiskimin e një njësie tregtare, dy garazheve dhe automjetit “Audi”, si të pajustifikuara në burime të ligjshme. Në seancë Rraja tha se në vitin 2016 kishte bërë një kontratë prenotimi për një njësi tregtare e dy garazhe dhe se kishte paguar përmes bankës rreth 200 mijë euro. Sipas tij, një pjesë të shumës e kishte kërkuar pas për shkak se i ishin nevojitur gjatë kohës që kishte shkuar në Kanada.

“Kur u ktheva nga Kanadaja do t’ia ktheja paratë, por u arrestova. Për këtë shkak i kërkova bashkëshortes ta revokonte kontratën”, tha Rraja.

Ai tha se nuk kujtonte të kishte pasur marrëdhënie kontraktore me një familjarë të Elton Çiços në vitin 2016 në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Rraja theksoi se mund ta ketë pasur paciente, pasi ka punuar 6 vite si stomatolog në Tepelenë.  Si pacient Rraja tha se njihte edhe Elton Çiçon, duke kujtuar se kishte qenë në të njëjtën tavolinë me të momentin e vrasjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore

Më 6 korrik 1943, forcat naziste gjermane, që hynë në Shqipëri nga Greqia, kryen masakrën e Borovës në Kolonjë, duke djegur tërësisht fshatin dhe vrarë...
18:29 | 06/07/2026

Goditjet nga i nxehti, mjekët paralajmërojnë: Shkaktohen edhe gjendje komatoze

Temperaturat e larta të verës mund të shkaktojnë gjendje të ndryshme shëndetësore, goditja nga I nxehti është një prej tyre. Mjekët e shërbimit të urgjencës...
18:16 | 06/07/2026

Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të hëne zonën e Koxhasit, në Fushë-Shijak. I favorizuar nga era e fortë, zjarri...
16:48 | 06/07/2026