Nga Ramazan Rraja te Plarent Dervishaj, kush u përfshi në atentatin ndaj ‘Rrumit’
Policia e Shtetit ka zbardhur detaje nga operacioni i zhvilluar në zonën e Durërsit dhe Niklës për arrestimin e personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në atentatin e ndodhur ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi, ngjarje ku humbi jetën shoferi Andi Maloku.
Burime bëjnë me dije se personat e arrestuar janë shtetasit Akil Nerjaku, Marsel Deçka, E. Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija, ndërkohë që në kërkim janë shpallur Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj deh Julian Meçaj.
Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë ndaj shtetasit Arjan Ndoja, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë ndaj shtetasit Aleksandër Laho, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja”, më shumë se një herë, të kryera në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Gjatë operacionit u sekuestruan 1 armë gjahu, 1 jelek antiplumb, 2 jelekë shpëtimi, dylbi me rreze të largët, 5 automjete, 4 milionë lekë, 6 aparate celulare, 50 kontrata shit-blerjeje pronash, dokumente, 11 ora dore të markave të shtrenjta dhe sende të tjera të ndryshme.
Ndërkohë me herët për ngjarjen janë arrestuar Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj për të cilët Spak pritet të paraqesë së shpejti pretencën.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë