Sekuestrohen rreth 13 mijë rrënjë kanabis në Malësi të Madhe, arrestohen 14 persona

7 Shtator 2025 | 11:21

Poliacia e Shkodrës ka vijuar operacionin antikanabis, të koduar “Koordinata” ku janë gjetur dhe asgjësuar 12 957 bimë narkotike kanabis sativa n njësinë administrative Kastrat, në fshatrat Alijaj dhe Jeran.

Gjithashtu janë sekuestruar 1000 fara kanabis dhe 709  kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje  dhe 3934 kg bimë në proces tharjeje.

Lidhur më këtë veprimtari kriminale u vunë në pranga 14 shtetas, u shpallën në kërkim 10 të tjerë dhe u proceduan penalisht 2 shtetas.

“Në vijim të kontrolleve intensive  dhe  veprimeve hetimore dhe operacionale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe,  arrestuan në flagrancë shtetasit E. Ç., 77 vjeç; M. Ç., 72 vjeç; F. S., 57 vjeç; D. S., 53 vjeçe; R. J., 36 vjeçe; K. L., 60 vjeç; E. H., 26 vjeç; A. L., 50 vjeç ., A.Ç., 22 vjeç; Gj. Ç., 48 vjeç; M. Ç., 25 vjeçe, P. Ç., 66 vjeç; Ç. H., 70 vjeç dhe një 17-vjeçar.

U shpallën në kërkim shtetasit A. Ç., 54 vjeç; G. U(C)., 38 vjeç; D. Ç., 33 vjeç; Sh. Ç., 49 vjeç; Gj. Ç., 50 vjeç; E. H., 33 vjeç; M. H., 37 vjeç; E. H., 40 vjeç; M. H., 46 vjeç; A. H., 35 vjeç.

Si dhe u  proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetaset L. N., 53 vjeçe dhe N. N., 25 vjeçe.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 12 597 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatrat Alijaj dhe Jeran, pranë banesave të tyre. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa u gjetën edhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike në faza të ndryshme përpunimi.

Nga kontrollet në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara kanabis dhe  4685 kilogramë lëndë narkotike, në formë boceje  dhe një sasi në proces tharjeje”, bëri me dije policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026